Dy raste të dhunës dhe kanosjes në Gjakovë, një person përfundon në mbajtje

Dy raste të ndara të dhunës dhe kanosjes janë raportuar në Gjakovë më 3 nëntor. Rasti i parë është regjistruar rreth orës 21:30, kur një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, raporton lajmi.net Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në…

Lajme

04/11/2026 09:01

Dy raste të ndara të dhunës dhe kanosjes janë raportuar në Gjakovë më 3 nëntor.

Rasti i parë është regjistruar rreth orës 21:30, kur një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë, raporton lajmi.net

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 23:10, kur një burrë dyshohet se ka tentuar ta sulmojë dhe e ka kanosur një person tjetër.

Në këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Të dy rastet janë duke u trajtuar nga organet e rendit./Lajmi.net/