Sergio Aguero duhet të pranojë zbritjen e pagës për nënshkrimin me Barcelonën

Barcelona ka rikthyer interesimin për Sergio Agueron, ngase duan një numër nëntë të ri.

Sport

14/04/2021 12:22

Barcelona dëshiron të bëjë ndryshime në sulm dhe argjentinasi mund të sjellë kualitet dhe eksperiencë. Klubi bluagranas do provojnë ta bindin, por ai do vijë vetëm nëse i pranon kushtet e klubit nga ana financiare, transmeton lajmi.net.

Katalunasit dëshirojnë t’i zbresin pagat e lojtarëve në edicionin tjetër, në mënyrë që të kompletohen transferimet e reja, andaj është e domosdoshme që lojtarët e ekipit të parë t’i zbresin pagat.

Aguero fiton me shumë se 12 milionë euro te City dhe këtë pagë assesi s’mundet ta paguajë klubi spanjoll. Për kalimin në “Camp Nou”, i duhet të pranojë një zbritje page tejet të lartë.

Juventus ka treguar interesim për Agueron gjithashtu. Klubi është duke provuar shitjen e Cristiano Ronaldos dhe dëshiron sulmues të ri.

Preferenca e Agueros mbetet Spanja, aty ku do luante pranë Lionel Messit, mirëpo kjo nuk është e gjitha.

Në mënyrë që të arrijë Aguero, Barcelona duhet ta shesë sulmuesin Martin Braithwaite.

Ata gjithashtu duan të nënshkruajnë me një top sulmues të ri, andaj aty do investohet me së shumti para në verë./Lajmi.net/