Serbia vazhdon propagandën kundër Kosovës, falënderon Burundin për mosnjohje
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka falënderuar Republikën e Burundit për tërheqjen e njohjes së Kosovës.
Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq u takua sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Burundit, Ezenchiel Nibigira, transmeton lajmi.net.
Siç shkruan “blic.rs”, Stefanoviq e ka falënderuar Republikën e Burundit për tërheqjen e njohjes së Kosovë.
Stefanoviq gjithashtu falënderoi Republikën e Burundit për të folur në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës këtë organizatë ndërkombëtare policore.
Në anën tjetër, në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Republika e Burundit është në listën e shteteve që kanë njohur Kosovën. /Lajmi.net/