Serbia para falimentimit

Aleksandar Vucic paralajmëron ditë të vështira për Serbinë.

Lajme

06/10/2013 13:13

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklaruar sot se shteti është para falimentimit, në kuptimin e plotë të fjalës.

Ai paralajmëroi se masat për ripërtritjen ekonomike do të jenë të rënda, e jo populliste. Këto deklarata për gjendjen e rëndë të Serbisë, Vucic i bëri në një kanal televiziv në Beograd.

“Kapitalizmi do të thotë se nuk është punë e shtetit për të gjetur punë, por këtë t’ia mundësojë atij që mund të gjejë punë”.

“Në Serbi nuk ekziston përgjegjësi ndaj vendit, shtetit dhe popullit”.

“Nuk ekziston vetëm ajo që të mos punojë asgjë dhe të mos prekë në të drejtat e arritura”.