Serbia nuk e do Januzajn

Lajmi se Adnan Januzaj ka refuzuar të luajë për Kosovën në ndeshjen miqësore kundër Haitit më 5 mars, vazhdon të jetë temë e nxehtë. Për rastin në fjalë është shprehur edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karadzic. Ai mohoi kategorikisht që mund të bëjë përpjekje për përfshirjen e mesfushorit të Manchester…

Sport

20/02/2014 12:03

Lajmi se Adnan Januzaj ka refuzuar të luajë për Kosovën në ndeshjen miqësore kundër Haitit më 5 mars, vazhdon të jetë temë e nxehtë.

Për rastin në fjalë është shprehur edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karadzic. Ai mohoi kategorikisht që mund të bëjë përpjekje për përfshirjen e mesfushorit të Manchester Unitedit në ekipin e Serbisë.

“Për herë të parë nga ju po dëgjoj që Januzaj i ka thënë jo Kosovës. Më vjen pak sa çuditshëm. Duhet vërtetuar për çka bëhet fjalë, cilat janë arsyet. Por, mendoj se përzgjedhja e reprezentuesve është detyrë e selektorit”, deklaroi Karadzic për Alo.

Ai mohoi mundësinë e angazhimit të Januzajt në ekipin e Serbisë.

“Gjithsesi se do të isha kundër paraqitjes së tij për ekipin tonë Kombëtar sepse tashmë kemi një grup të përzgjedhur. Në secilën pozitë kemi nga dy futbollistë kualitativ, andaj do të kërkohej ndryshim, dhe në këtë moment nuk është i domosdoshëm. Nuk e di, vetëm nëse bëhet fjalë për ndonjë futbollist të klasit botëror”.

Kreu i futbollit serb insistoi se Januzaj nuk mund të shndërrohet në çështje politike dhe se një ditë dikush mes politikanëve mund të kërkojë nga Federata që të ftojë Januzajn të luajë për Serbinë.

“Kjo tek ne nuk ndodh, në Serbi politikanët nuk përzihen në përzgjedhjet e futbollistëve dhe selektorit’, përfundoi ai.