Serbia në BE në vitin 2020 vetëm nëse i përmirëson marrëdhëniet me Kosovën
Serbia mund të arrijë t’i përmbyll negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2020, por vetëm nëse arrin t’i përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën.
Lajme
Kështu ka thënë në një intervistë për Vecernje Novosti, kryetari i grupit të Social Demokratëve në Parlamentin Europian, austriaku, Hannes Swoboda.
Udhëheqësi i social demokratëve europian, Swoboda, si sfida të cilat duhet t’i kalojë Serbia para se të arrijë të bëhet anëtare e BE-së, ka përmendur luftën kundër korrupsionit, krijimin e kushteve për investime të reja si dhe përmirësimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët, e në veçanti me Kosovën.
“Reformat ekonomike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore duhet të shkojnë njëkohësisht, të cilat do të vlerësohen gjatë bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE”, ka thënë Swoboda.