Serbi i kërkon shqiptares takim në Facebook, ja si i përgjigjet ajo (Foto)

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Facebook, mes një serbi e një shqiptare.

Fun

22/11/2015 21:55

Siç mëson lajmi.net, nga një foto që ka qarkulluar në rrjetet sociale, një serb i është paraqitur një shqiptareje duke i kërkuar që të dalë me të.

“Përshëndetje. Jam Ivani, nga Beogradi, jetoj në Gjermani. Do doja të takohesha me ty, nëse nuk të pengon”, i kishte shkruar Ivani shqiptares, shkruan lajmi.net.

Shqiptarja nuk i është përgjigjur me fjalë, por vetëm me një foto, logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas kësaj, serbi duket se ka mbetur “pa tekst”, pasi që duket se ai nuk është përgjigjur më! /lajmi.net