Serbi gjatë verës jeton mbi pemë, gjatë dimrit në shpellë (Foto)

Panta Petroviç në moshën 65 vjeçare në qytetin Pirot në juglindje të Serbisë muajt e verës i kalon në një barakë të cilën e ka ndërtuar mbi një pemë anësh lumit Gradashniçka, ndërsa muajt e dimrit në një shpellë në malin Stare.

Fun

21/03/2017 16:43

Petroviç i cili në 10 vitet e fundit jeton një jetë të ndërthurur me natyrën në një deklaratë për gazetaren e Anadolu Agency (AA) tha se asnjëherë jeta nuk i ka buzëqeshur dhe se në çdo periudhë ai është përballur me vështirësi të ndryshme.

Pasi ka shprehur se aktualisht jeton me pagën e pensionit të cilën e ka përfituar duke punuar jashtë shtetit në kohën kur ishte i ri dhe se bën një jetë të lirë larg pritshmërive shoqërore Petroviç thotë se ai më së shumti ka miqësi me kafshët se sa me njerëzit.

“Lirinë që përjetoj tani nuk mund ta blej me para. Nuk ka fatura të energjisë elektrike dhe të ujit. Nevojat themelore i përballoj me ato që më ofron natyra”, thotë Petroviç.