Serbët nesër në Gazimestan, shkak Vidovdani
Më 28 qershor, nesër, si çdo vit tjetër, serbët e Kosovës bashkë me ata që do të vinë nga Serbia do të mblidhen në Gazimestan për të përkujtuar Vidovdanin.
Lajme
Kjo festë mbahet për hir të betejës së Fushë-Kosovës e zhvilluar në vitin 1389.
Nesër pritet që përpos grupeve të shumta që do të vinë atyre pritet të ju bashkohet edhe Shefi i Zyrës së Kosovës pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq.
Vitin e kaluar në Gazimestan, presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ishte pritur me brohorima dhe sulme nga disa grupe të rinjsh që e patën quajtur “tradhtar”, transmeton Indeksonline.