​Serbët në Leposaviq pritet të betohen përpara flamurit të Kosovës

Ka nisur seanca konstitutive e kuvendit komunal në Leposaviq, ku pritet të betohet kryetari Zoran Todiq nga Lista Serbe. Përreth e para Komunës së Leposaviqit janë para forca të shtuara të Policisë së Kosovës, automjete të KFOR-it, EULEX-it dhe OSBE-së. Në sallën e kuvendit komunal, është vendosur fotografia e presidentes, Vjosa Osmani dhe flamuri i…

Lajme

05/12/2025 11:20

Ka nisur seanca konstitutive e kuvendit komunal në Leposaviq, ku pritet të betohet kryetari Zoran Todiq nga Lista Serbe.

Përreth e para Komunës së Leposaviqit janë para forca të shtuara të Policisë së Kosovës, automjete të KFOR-it, EULEX-it dhe OSBE-së.

Në sallën e kuvendit komunal, është vendosur fotografia e presidentes, Vjosa Osmani dhe flamuri i Kosovës.

Në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok mbahen sot seancat konstitutive, ku kryetarët e rinj të cilët vijnë nga Lista Serbe do të marrin zyrtarisht detyrat.

Millan Radojeviq në Mitrovicë të Veriut, Zoran Todiq në Leposaviq, Dragisha Milloviq në Zveçan dhe Millosh Peroviq në Zubin Potok.