“Serbët janë në gjendje me na vra, ne u blejmë produktet”, Dafina Zeqiri kaplohet nga emocionet

Dafina Zeqiri ka reaguar me një tjetër postim lidhje me komentet kërcënuese të serbëve.

ShowBiz

21/07/2020 11:26

Postimi i fundit i Dua Lipës lidhur me popullin shqiptar dhe kufijtë e tij, ka ndezur polemika të shumta në rajon dhe më gjerë, shkruan lajmi.net.

Tani çdo shkrim apo foto lidhur me këtë temë është duke marrë vëmendje të madhe edhe tek fqinjët që ende e kanë të vështirë ta pranojnë se Kosova është shtet i pavarur.

Si edhe shumë artistë të tjerë që kanë reaguar lidhur me gabimin e kompanisë ‘Apple’ lidhur me kufijtë e shtetit tonë, edhe Dafina Zeqiri kishte bërë një postim lidhur me këtë.

Dhe në faqen e saj në Instagram kanë vërshuar komentet e serbeve, të cilat shtynë Duffyn të bëj një shkrim lidhur me këtë, ku thotë se “Ne jemi në gjendje të ju blejmë produkte ndërsa ata të na vrasin”. /Lajmi.net/