Serbët bllokojnë rrugën Mitrovicë-Leposaviq
Rreth 300 serbë kanë bllokuar të martën rreth orës 15:00 magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, përkatësisht në fshatin Rudarë, në shenjë proteste për shkak të arrestimit të dy avokatëve që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës nga ana e EULEX-it.
Lajme
Qindra qytetarë serbë kanë bllokuar sot magjistralen Mitovicë- Leposaviq, në shenjë proteste për shkak të arrestimit të dy avokatëve që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës nga ana e EULEX-it.
Protestuesit në mesin e të cilëve mësohet se ndodhen edhe kryetarët e komunave veriore, kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të avokatëve, ndërkaq kanë shprehur revoltën edhe kundër faktit që pjesëtarët e policisë së Kosovës, asnjëherë nuk janë në dijeni për aksionet që po I ndërmerr EULEX-i.
Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes ndodhen edhe pjesëtarë të të ashtuquajturës ‘Civilna Zastita’, të cilët përveç pjesë marrjes, po kujdesen edhe për mbarëvajtjen e protestës.
Ndryshe, EULEX-i sot rreth orës 3:00 të mëngjesit ka arrestuar dy avokatë në veri të Mitrovicës, Faruk Korenica dhe Dejan Vasiq , si të dyshuar për manipulim të provave.
(KosovaPress)