Sensacioni i Serie A: Ëndrra ime është të luaj për Real Madridin
Emiliano Rigoni ka thënë se gjithmonë ka ëndërruar të luajë për Real Madridin.
Sport
Mesfushori 25 vjeçar nuk do të mendonte dy herë për t’i thënë po ofertës së kampionëve të Evropës.
Rigoni po kalon sezonin e parë në Serie A te skuadra e Atalantës, ku është i huazuar nga rusët e Zenit.
Në katër ndeshje, ai ka dhuruar performanca të shkëlqyera duke shënuar tri gola, ndërsa loja e tij është vlerësuar lartë nga ekspertët dhe mediet në Itali.
Lojtari që po cilësohet edhe sensacioni i këtij sezoni, ka rrëfyer për herë të parë për ëndrrat e tij.
“Kur isha fëmijë, Real Madrid ishte një nga klubet më të mëdha në botë, që kishte fituar gjithçka, dhe pastaj ky ekip u shndërrua si qëllim që doja ta arrija”, ka thënë Rigoni.
“Në qoftë se do ta kisha mundësinë të luaja atje, nuk do të mendoja dy herë”./Lajmi.net/