Selmanaj: Malisheva s’është pronë e askujt, të ndihmonet me të gjitha kapacitetet

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka komentuar situatën e fundit të krijuar në Malishevë, komunë kjo që është prekur më së shumti nga përhapja e koronavirusit.

Lajme

07/04/2020 18:42

Me anë të një postimi në Facebook, Selmanaj ka thënë se Malisheva “s’është pronë e asnjë subjekti politik, dhe si e tillë ajo duhet të ndihmohet”, shkruan lajmi.net.

Sipas Selmanajt, zërat me diskurs primitive dhe provincial duhet të izolohen.

Postimi i plotë:

Malisheva nuk është pronë e asnjë subjekti politik e aq më pak e ndonjë individi apo politikani. Ajo është e qytetarëve të saj, është e Kosovës sonë në tërësi.

Prandaj të gjitha institucionet me kapacitetin e tyre të plotë duhet të vëhen në shërbim që ta ndihmojnë Malishevën për ta përballuar këtë situatë kaq të rëndë!.

Zërat me diskurs primitiv dhe provincial duhet izolohen. /Lajmi.net/