Selmanaj: Kush është ky person, kryeministri i këtij vendi apo shërbim që të kryej misionin ndaj dikujt tjetër

Largimi vullnetar i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës po konsiderohet shqetësues nga njohës të sigurisë dhe përfaqësues të subjekteve opozitare, derisa nga ministria e Mbrojtjes thanë se largimi nuk mund të ketë ndikim në operacionalitetin e FSK-së duke iu referuar shifrave të larta të rekturimeve. Gjatë këtij viti rreth 119 pjesëtarë të Forcës…

Lajme

21/10/2024 11:58

Largimi vullnetar i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës po konsiderohet shqetësues nga njohës të sigurisë dhe përfaqësues të subjekteve opozitare, derisa nga ministria e Mbrojtjes thanë se largimi nuk mund të ketë ndikim në operacionalitetin e FSK-së duke iu referuar shifrave të larta të rekturimeve.

Gjatë këtij viti rreth 119 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, vullnetarisht e kanë lëshuar ushtrinë. Kështu kishte deklaruar ministri i Mbrojtjes gjatë raportimit para deputetëve në komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Lidhur me këtë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë për Kosovapress se Qeveria është në gjendje të demolojë strukturalisht ekzistencën e shtetit të Kosovës për interesa puro personale dhe hajni.

“Shohim rrugës ushtarë të Kosovës, që me auto stop provojnë të shkojnë në kazerma. Janë në gjendje me demolua strukturalisht ekzistencën e shtetit të Kosovës, për interesa puro personale dhe të hajnisë. Ato çka kemi pa ne në rastin e ushqimit, janë përpjekje që ata edhe procesin e furnizimit me ushqim, ta bëjnë në mënyrën sekrete, që i bie mundësi për të vjedhë…Kush është ky person, a është kryeministri i këtij vendi apo s’është, apo është shërbim që të kryej misionin ndaj dikujt tjetër”, ka shtuar Selmanaj.