Selmanaj: Kosova 500 ditë nën sanksione, e rëndë dhe e papranueshme
Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se sot janë bërë 500 ditë që kur Kosovës i janë vendosur sanksionet nga Bashkimi Evropian. . Ai përmes një postimi në Facebook ai thotë se para ardhjes në pushtet të kryeministrit Albin Kurti, ishte e paimagjinueshme të besonte dikush që ndaj Kosovës do të vendoseshin…
Lajme
Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se sot janë bërë 500 ditë që kur Kosovës i janë vendosur sanksionet nga Bashkimi Evropian. .
Ai përmes një postimi në Facebook ai thotë se para ardhjes në pushtet të kryeministrit Albin Kurti, ishte e paimagjinueshme të besonte dikush që ndaj Kosovës do të vendoseshin sanksione nga Bashkimi Evropian.
“Nuk janë 5 ditë, as 50 por 500 ditë që kur Kosova është nën masa sanksionuese nga vendet perëndimore, nga ato vende që dikur luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Këto vende në vitin 1999 e sulmuan dhe e bombarduan Serbinë, që kishte mbetur e izoluar dhe nën mbështetjen e dy vendeve me regjim jo demokratik, Rusia dhe Bjellorusia.” ka shkruar Selmanaj në Facebook.
Tutje Selmanaj ka thënë se kjo është e papranueshme pasi që pasojat për Kosovën janë të rënda.
“Me 2024 vendet perëndimore, përfshirë dhe SHBA-të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimin me vlera miliardëshe me Serbinë, kurse Kosova, Rusia dhe Bjellorusia gjenden në masa sanksionuese nga BE.
E rëndë, e papranushme dhe me pasoja shumë të rënda për vendin tonë” shtoi Selmanaj./Lajmi.net/