Selimi reagon ndaj dezinformatave për opozitën: Propagandë e çmendur, e rrezikshme – këtë mund ta paguajë vetëm inteligjenca serbe
Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi ka reaguar ndaj disa dezinformatave të cilat po shpërndahen për opozitën. Ai ka shpërndarë një fotografi ku shkruhej në të se “disa liderë të opozitës në Kosovë janë konvertuar fshehurazi në katolicizëm për të fituar favorin e qarqeve specifike të huaja”. Selimi ka shkruar se kjo propagandë është e çmendur…
Lajme
Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi ka reaguar ndaj disa dezinformatave të cilat po shpërndahen për opozitën.
Ai ka shpërndarë një fotografi ku shkruhej në të se “disa liderë të opozitës në Kosovë janë konvertuar fshehurazi në katolicizëm për të fituar favorin e qarqeve specifike të huaja”.
Selimi ka shkruar se kjo propagandë është e çmendur dhe e rrezikshme, shkruan lajmi.net.
“Një propagandë kaq e çmendur, e rrezikshme 🤮. Një think tank dhe një propagandues i afërt me regjimin qeverisës të VV-së, të dy pretendojnë se Kosova ka probleme me ‘bullgarizimin’ dhe ‘katolicizimin’ dhe se liderët e opozitës ‘po konvertohen fshehurazi në katolicizëm’. Kjo mund të paguhet vetëm nga inteligjenca serbe”, shkroi Selimi në një postim në X.