Selimi – Kurtit: Nëse je BABA, je përgjegjës për qeverisjen, problemet e hallet e njerëzve
Ish-ministri i Jashtëm në detyrë dhe ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka reaguar me tone kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti. Përmes një deklarate në T7, Selimi ka thënë se nëse Kurti e quan veten “baba”, atëherë duhet të marrë përgjegjësinë për qeverisjen dhe përballjen me problemet e qytetarëve gjë që sipas tij ai…

Lajme
Ish-ministri i Jashtëm në detyrë dhe ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka reaguar me tone kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një deklarate në T7, Selimi ka thënë se nëse Kurti e quan veten “baba”, atëherë duhet të marrë përgjegjësinë për qeverisjen dhe përballjen me problemet e qytetarëve gjë që sipas tij ai nuk po e bën.
“Nëse je BABA, atëherë je përgjegjës për qeverisjen, problemet dhe hallet e njerëzve”, ka theksuar Selimi, duke nënvizuar se kryeministri nuk mund të ikë nga përgjegjësitë që i takojnë pozitës dhe premtimeve të tij.