Selimi inkurajon Ahmetin që të mos merret me jahtin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka reaguar ndaj fotografive të publikuara ku Shpend Ahmeti shihet në një jaht multimilionësh në Budvë.
Lajme
Ai ka kërkuar nga Ahmeti që të mos lodhet, pasi sipas tij sot është ditë pushimi, transmeton lajmi.net
“Shpend A. Ahmeti, sot është ditë pushimi. As mos u lodh bile!”, ka shkruar Selimi në facebook.
Pamjet e fundit të kryetarit të Prishtinës kanë shkaktuar reagime të shumta, madje zyrtarë nga shoqëria civile kanë kërkuar edhe dorëheqjen e tij. /Lajmi.net/