Sekuestrohet shuma më e madhe e parave nga trafiku i drogës në histori në Itali, 15 milionë euro

Autoritetet policore në qytetin e Milanos kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar “Flashback”.

Bota

08/06/2020 14:42

Në pranga përfunduan 3 narko-trafikantë të njohur,  që menaxhonin një trafik ndërkombëtar hashashi në pjesën veriore dhe qëndrore të Italisë. Operacioni ka çuar dhe në zbulimin e thesarit te narkotrafikantëve, shkruajnë mediat e huaja.

Në murin artificial të një banese janë gjetur 15 milionë euro në prerjet 20 deri 500 euro e të paketuara në 28 kuti, transmeton Balkanweb.

Ndërsa në kasafortën e një autofiçine u gjetën 167 mijë euro të tjera.

Kështu, policia italiane shënon rekord në sekuestrim të parave ndonjëherë në histori të saj, të parave që kanë rrjedhur nga aktiviteti kriminal.