Sekuestrohen dy armë zjarri në Vushtrri
Në fshatin Sllakovc të Vushtrrisë, është raportuar në polici se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Lidhur me rastin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur disa gëzhoja, shkruan lajmi.net. Sipas njoftimit të policisë, ata kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar, ku pas kontrollit u janë sekuestruar dy pistoleta…
Lajme
Në fshatin Sllakovc të Vushtrrisë, është raportuar në polici se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Lidhur me rastin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur disa gëzhoja, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit të policisë, ata kanë arritur të identifikojnë dy persona të dyshuar, ku pas kontrollit u janë sekuestruar dy pistoleta dhe 14 fishekë.
Të dyshuarit janë liruar, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “përdorim i armës”. /Lajmi.net/