Sekuestrohen 750 pula në Gjilan, nën dyshimin për kontrabandim nga Serbia

Dogana e Kosovës në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku kishin vërejtur se në të ishin të ngarkuara 750 copë pula të gjalla, pa dokumente për prejardhjen e tyre. Dyshohet se ato janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale. “Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit,…

Lajme

11/10/2024 09:55

Dogana e Kosovës në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku kishin vërejtur se në të ishin të ngarkuara 750 copë pula të gjalla, pa dokumente për prejardhjen e tyre.

Dyshohet se ato janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftimin e Doganës.