Sekuestrohen 194 mijë Euro në aeroportin e Rinasit
Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, ka goditur një tjetër rast të tentativës për dalje nga territori i Shqipërisë me shuma të mëdha parash të padeklaruara. Gjatë kontrolleve të imtësishme të zhvilluara në pikën e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është zbuluar një sasi prej 194,000 euro…

Lajme
Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, ka goditur një tjetër rast të tentativës për dalje nga territori i Shqipërisë me shuma të mëdha parash të padeklaruara.
Gjatë kontrolleve të imtësishme të zhvilluara në pikën e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, është zbuluar një sasi prej 194,000 euro që po tentohej të nxirrej jashtë vendit pa deklarim.
Shtetasi V. Y., 45 vjeç, me shtetësi izraelite, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën paratë të fshehura dhe të padeklaruara, në kundërshtim me ligjin.
Shuma është sekuestruar, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet për veprimet e mëtejshme ligjore.
Policia njofton se kontrollet në hyrje dhe dalje nga vendi do të vijojnë me intensitet të lartë për të parandaluar paligjshmëritë dhe për të garantuar sigurinë në kufi.