Sekreti i Beckhamit

David Beckham ka zbuluar sekretin e suksesit të tij në ekzekutimin e goditjeve të lira. Ish ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit gjatë karrierës së tij si futbollist, njihej si specialist për ekzekutimin e goditjeve të lira. Goli i tij kundër Greqisë në 2001 që siguroi kualifikimin e Anglisë për në Kampionatin botëror 2002…

Sport

30/10/2013 10:51

David Beckham ka zbuluar sekretin e suksesit të tij në ekzekutimin e goditjeve të lira. Ish ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit gjatë karrierës së tij si futbollist, njihej si specialist për ekzekutimin e goditjeve të lira.

Goli i tij kundër Greqisë në 2001 që siguroi kualifikimin e Anglisë për në Kampionatin botëror 2002 ka hyrë në histori të futbollit kurse në një fragment të librit të tij të ri, të publikuar nga The Times, Beckham ka shpjeguar se si u bë specialist i pozitave të tilla.

“Kam ekzekutuar ndoshta mijëra, ndoshta qindra mijëra goditje të lira. Shkoja në një park, vendosja topin në tokë dhe tentoja të godisja ndonjë cak. Kur babai im vinte në shtëpi nga puna, ne shkonim për të luajtur së bashku. Ai qëndronte në portë, më detyronte ta dërgoj topin mbi të. Njerëzit mendonin se ai mund të ishte i çmendur. Ne vazhdonim ta bënim këtë derisa të perëndonte dielli, duke luajtur nën ndriçimin e shtëpive që ishin rreth parkut”.

“Pastaj, vazhdoja të luaja edhe pasi kthehesha në shtëpi. Nuk më lejohej të godisja topin në shtëpi andaj ushtroja duke goditur një arushë të vogël në dhomën e motrës sime. Nënën time kjo e bënte për të qeshur pasi tregonte se sa shumë e doja futbollin”, u shpreh Beckham, i cili u pensionua si futbollist në fund të sezonit të kaluar si anëtar i Paris Saint-Germain.