Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së i shkon në zyre Albulena Haxhiut, kjo është arsyeja

U.d së Presidentes, Albulena Haxhiu sot ka zhvilluar një takim të rëndësishëm. Haxhiu ka pritur në zyre ambasadorin Feridun Sinirlioglu, që është Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së, transmeton lajmi.net. U.d së Presidentes në njoftimin e bërë u shpreh së në takim ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal. “Në…

Lajme

15/07/2026 13:52

U.d së Presidentes, Albulena Haxhiu sot ka zhvilluar një takim të rëndësishëm.

Haxhiu ka pritur në zyre ambasadorin Feridun Sinirlioglu, që është Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së, transmeton lajmi.net.

U.d së Presidentes në njoftimin e bërë u shpreh së në takim ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.

“Në takim, vlerësova kontributin e Misionit të OSBE-së në zhvillimin e institucioneve tona dhe nënvizova nevojën që bashkëpunimi të përshtatet me realitetin dhe sfidat e Kosovës së sotme. Theksova rëndësinë e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të Kosovës në forumet ku diskutohet për vendin tonë, të raportimit të saktë për çështjet e sigurisë dhe të mbështetjes së mëtejshme për sundimin e ligjit, të drejtat e komuniteteve dhe qëndrueshmërinë demokratike. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe ndaj vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me OSBE-në”, ka shkruar ajo./lajmi.net/