KRU “Prishtina” shkyç gjashtë biznese në kryeqytet, arsyeja borxhet mbi 500 euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka realizuar gjashtë shkyçje të bizneseve në Prishtinë, si pasojë e borxheve të papaguara për shërbimet e ujësjellësit. Sipas njoftimit të kompanisë, shkyçjet janë kryer sot në rrugët “Ismail Dumoshi” dhe “Bajram Kelmendi”, ndaj bizneseve që kanë akumuluar borxhe mbi 500 euro. KRU “Prishtina” ka bërë thirrje…

Lajme

15/07/2026 14:52

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka realizuar gjashtë shkyçje të bizneseve në Prishtinë, si pasojë e borxheve të papaguara për shërbimet e ujësjellësit.

Sipas njoftimit të kompanisë, shkyçjet janë kryer sot në rrugët “Ismail Dumoshi” dhe “Bajram Kelmendi”, ndaj bizneseve që kanë akumuluar borxhe mbi 500 euro.

KRU “Prishtina” ka bërë thirrje që obligimet financiare të përmbushen me kohë, duke paralajmëruar se mospagesa sjell pasoja dhe procedura të cilat zbatohen pa përjashtim. /Lajmi.net/