31 persona të helmuar po trajtohen në Infektive, 5 prej tyre nga Hani i Elezit – QKUK jep detaje për gjendjen e tyre shëndetësore
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare, ka dhënë detaje në lidhje me helmimet e ditëve të fundit. Ata kanë thënë se janë duke trajtuar një situtatë të helmimeve të dyshuara nga ushqimi, ku deri më tani janë hospitalizuar 31 paicentë. “Gjatë datave 13, 14 dhe 15 korrik 2026, ndihmë mjekësore urgjente në këtë klinikë kanë…
Lajme
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare, ka dhënë detaje në lidhje me helmimet e ditëve të fundit.
Ata kanë thënë se janë duke trajtuar një situtatë të helmimeve të dyshuara nga ushqimi, ku deri më tani janë hospitalizuar 31 paicentë.
“Gjatë datave 13, 14 dhe 15 korrik 2026, ndihmë mjekësore urgjente në këtë klinikë kanë kërkuar rreth 30 persona. Pas analizave të hollësishme laboratorike, 11 raste kanë rezultuar pozitive me bakterin Salmonella Enteritidis. Ekipi shëndetësor konfirmon se të gjithë pacientët e shtruar janë duke marrë trajtimin e duhur dhe gjendja e tyre po shkon drejt përmirësimit”, ka njoftuar QKUK.
Ata kanë thënë se në kuadër të këtyre rasteve, gjatë tre ditëve të fundit janë pranuar edhe pesë pacientë nga Komuna e Hanit të Elezit me simptoma të ngjashme.
“Sipas deklaratave të vetë pacientëve, numri i personave që kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion dhe që dyshohet se mund të jenë helmuar është më i madh. Stafi mjekësor është duke kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po monitoron vazhdimisht gjendjen e tyre, ndërsa po punohet intensivisht për të identifikuar burimin e saktë të infeksionit”, kanë thënë nga QKUK.
Ata i kanë dhënë disa rekomandime të rëndësishme për qytetarët.
“Shmangni ushqimet e shpejta: Rekomandohet të shmanget konsumimi i produkteve të tipit “fast food”, posaçërisht gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, pasi nxehtësia favorizon shumimin e shpejtë të baktereve. Kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë: Nëse pas konsumimit të ushqimit shfaqni simptoma si të vjella, diarre, temperaturë të lartë apo dhimbje të forta barku, drejtohuni menjëherë në qendrën më të afërt mjekësore”, thuhet në komunikatën e QKUK. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:’