Sekretari i NATO-s flet për dialogun Kosovë-Serbi: Pashmangshëm do të diskutohet në Samitin e Tiranës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-S , Mark Rutte ka arritur në Tirane në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që këtë herë mbahet në kryeqytetin shqiptar. Me këtë rast, gjatë deklarimit para mediave, i pari i NATO-s, Mark Rutte foli edhe për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Rutte ndër të tjerash tha se…

Lajme

16/05/2025 11:04

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-S , Mark Rutte ka arritur në Tirane në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që këtë herë mbahet në kryeqytetin shqiptar.

Me këtë rast, gjatë deklarimit para mediave, i pari i NATO-s, Mark Rutte foli edhe për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Rutte ndër të tjerash tha se KFOR-i në Kosovë dhe EUFOR-i në Bosnje e Hercegovinë janë për të ofruar siguri he se për këtë çështje ka folur edhe dje në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, që u mbajt në Antalia të Turqisë.

Rutte gjithashtu e ritheksoi edhe bisedën e rëndësishme që sipas tij e pati me presidentin serb, Aleksanadar Vuçiq.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është vazhdimisht duke pritur njerëzit kyç të Evropës në Samitin që do të zhvillohet atje./lajmi.net/