Sekretari britanik i bën thirrje Trumpit të jetë pjesë e paktit bërthamor
Sekretari për Punë të Jashtme në Britani, Boris Johnson i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump të mos braktisë marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke e cilësuar këtë hap si “gabim”.
Bota
Johnson gjendet aktualisht në Uashington, duke tentuar të bindë SHBA-në të vazhdojë të jetë pjesë e paktit, sipas të cilit Irani është zotuar për frenimin e aktivitetit bërthamor në këmbim të sanksioneve ekonomike.
Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët evropianë kanë kohë deri më 12 maj për të bindur Trumpin që të jetë pjesë e marrëveshjes.
Trump ka deklaruar vazhdimisht se pakti ka “të meta të tmerrshme”.
Britania, Franca dhe Gjermania kanë punuar për javë të tëra në përpjekje për të ruajtur marrëveshjen, e cila ishte orkestruar në kohën e administratës së ish-presidentit amerikan Barack Obama.
Rusia dhe Kina janë po ashtu vende që kanë nënshkruar këtë marrëveshje.