Sekretari amerikan i forcave detare viziton Kosovën

Ray Mabus, sekretari amerikan i forcave detare sot viziton Kosovën, ku me një fjalë rasti do t’i drejtohet edhe mediave.

Lajme

23/06/2015 11:16

Mabus dje ishte në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të një vizite zyrtare në vendet e Ballkanit.

Ai u takua me ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës, Zekerijah Osmiq, ku u diskutua për çështjet e sigurisë rajonale. Mabus theksoi rëndësinë marinës dhe partneritetin e trupave të marinës me forcat e armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Ne jemi të angazhuar për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajonin e Ballkanit”, tha Mabus.

Ndalesa e Mabus në Bosnjë dhe Hercegovinë është pjesë e një vizite në shumë vende në zonën e Komandës Evropiane të SHBA-së për përgjegjësinë për t’u takuar me detarë, marinsa dhe zyrtarë ushtarakë e civil.