Sejdiu thotë së në Prishtinë po rritet besimi në institucionet shëndetësore
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë se shërbimet stomatologjike në këtë komunë, në 6 mujorin e parë të vitit 2016 kanë shënuar rritje prej 50 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Lajme
Ai në një postim në facebook ka bërë të ditur se nga fillimi i nëntorit kanë hapur shërbimet e stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve dhe shërbimin diagnostik në Qendrën e Mjekësisë Familjare te Medreseja.
“Në 6 mujorin e parë të vitit 2016, shërbimet stomatologjike në Komunën e Prishtinës janë rritur mbi 50% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka shkruar Sedjiu në Facebook.
“Për të ofruar shërbime sa më cilësore stomatologjike pas kësaj rritje, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Drejtoria e Shëndetësisë nga fillimi i Nëntorit hapën shërbimin e stomatologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve dhe shërbimin diagnostik në Qendrën e Mjekësisë Familjare te Medreseja. Çdo ditë po rritet besimi në institucionet publike shëndetësore në Komunën e Prishtinës” ka shkruar Sejdiu./ lajmi.net