Sejdiu: Partitë opozitare nuk janë të interesuara për rrëzimin e qeverisë
Deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu thotë se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj mund të rrëzohet vetëm me bashkërendim opozitar.
Lajme
Sejdiu nuk beson se kjo qeveri do të përfundojë nëpërmjet PDK-së, kjo pasi sipas tij partia, tashmë e udhëhequr nga Kadri Veseli, ka rrëzuar shumë qeveri për të rimarrë një rrezik të tillë.
“PDK i ka rrëzuar të gjithë Qeveritë. Nuk besoj që do e bëjë këtë herë’, tha Sejdiu në T7.
“Për të rrëzuar këtë qeveri duhet bashkërendim qeveritar”, tha ai.
Mirëpo sipas tij, partitë e tjera opozitare nuk janë të interesuara për një gjë të tillë.
Kështu, ai ka kujtuar kohën, në të cilën sipas tij kërkesa e PSD-së për rrëzim qeverie dhe kundër shkëmbimit të territorit u injorua nga opozita në Kuvend.
“I kemi lut në korrik me e ndalë Hashim Thaçin me rezolutë. Na kanë injoruar”, shtoi ai.