Sejdiu: 48% e qytetarëve nuk mund të përballojnë shpenzime të papritur prej 200 eurove
Analisti i njohur Dardan Sejdiu ka publikuar një postim ku nxjerr në pah realitetin ekonomik dhe social të Kosovës, larg imazheve të “suksesit” të prezantuar nga qeveria e Kurtit. Sipas Sejdiut, situata e qytetarëve është alarmante: rreth 90,000 familje përballen me nevojën për subvencione të dimrit për faturat e rrymës, ndërsa 48% e qytetarëve nuk…
Lajme
Analisti i njohur Dardan Sejdiu ka publikuar një postim ku nxjerr në pah realitetin ekonomik dhe social të Kosovës, larg imazheve të “suksesit” të prezantuar nga qeveria e Kurtit.
Sipas Sejdiut, situata e qytetarëve është alarmante: rreth 90,000 familje përballen me nevojën për subvencione të dimrit për faturat e rrymës, ndërsa 48% e qytetarëve nuk mund të përballojnë asnjë shpenzim të papritur prej 200 eurosh, transmeton lajmi.net.
Një pjesë e madhe e shtëpive, rreth 21.6%, jetojnë vetëm me batanije për të ngrohur dhomat, ndërsa 42.2% e qytetarëve e shohin mishin si luks dhe nuk e konsumojnë më shumë se tre herë në javë.
Sejdiu thekson gjithashtu se 44.6% e familjeve kanë borxhe ndaj bankave, një barrë që rëndon dukshëm jetesën e tyre, ndërsa gratë kryejnë mesatarisht 6.2 orë punë të papaguar çdo ditë nëpër shtëpi, duke mbajtur në këmbë një ekonomi që shteti duket se e ka harruar.
Në postimin e tij, analisti kritikon përdorimin e termit “begati” nga qeveria Kurti për situatën aktuale dhe e përshkruan këtë realitet si një diagnozë të shtetit, i cili ka harruar jetën reale të qytetarëve. Ai apelon për ndërgjegjësim dhe veprim konkret, duke theksuar se realiteti i përditshëm i qytetarëve është larg zhvillimit të premtuar dhe se ndryshimi i gjendjes është i domosdoshëm.
Postimi i plotë: