Seedorf, vëllai i Balotellit

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli ka thënë se marrëdhëniet e tij me trajnerin Clarence Seedorf, janë si më vëllanë, duke lavdëruar kështu punën e bërë nga holandezi në skuadrën italiane. “Clarence praktikisht për mua është një tjetër lojtar, një vëlla dhe një bashkëlojtar”. “Unë mund të flas me të për futboll por edhe për shumë…

Sport

19/02/2014 13:11

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli ka thënë se marrëdhëniet e tij me trajnerin Clarence Seedorf, janë si më vëllanë, duke lavdëruar kështu punën e bërë nga holandezi në skuadrën italiane.

“Clarence praktikisht për mua është një tjetër lojtar, një vëlla dhe një bashkëlojtar”.

“Unë mund të flas me të për futboll por edhe për shumë gjëra tjera”, raportohet të ketë thënë Balotelli për La Gazzetta dello Sport.

Balotelli gjithashtu foli edhe për ndeshjen e sotme që skuadra e tij e zhvillon kundër Atletico Madridit duke thënë: “Është koha që unë të mposht një skuadër spanjolle dhe të shënoj gol. Unë jam një lojtar i mirë. Unë jam në një skuadër të shkëlqyer si Milani”.