“Secili do të dëshironte të kishte tregimin jetësor si të gjeneral Çekut”; Ish- bashkëluftëtarët e urojnë për pensionim Agim Çekun
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Agim Çeku ka mbushur sot 65 vjet. Ish-kryeministri i Kosovës mori sot edhe urime nga disa prej miqve dhe ish-bashkëluftëtarëve të UÇK-së. Në një postim në Facebook, Muharrem Mahmutaj, ish-ushtar i UÇK-së, ka deklaruar se Çekut i dorëzuan uniformën solemne të veteranit të UÇK-së, në shenjë respekti për…
Lajme
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Agim Çeku ka mbushur sot 65 vjet.
Ish-kryeministri i Kosovës mori sot edhe urime nga disa prej miqve dhe ish-bashkëluftëtarëve të UÇK-së.
Në një postim në Facebook, Muharrem Mahmutaj, ish-ushtar i UÇK-së, ka deklaruar se Çekut i dorëzuan uniformën solemne të veteranit të UÇK-së, në shenjë respekti për kontributin e tij të pamatshëm në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe forcimit të ushtrisë dhe shtetit të Kosovës.
“Secili do të dëshironte të kishte tregimin jetësor si të gjeneral Agim Çekut, i cili ka bërë histori në dy shtete dhe në dy luftëra çlirimtare, në Kroaci dhe në Kosovë”, ka thënë Mahmutaj.
Mahmutaj e uroi Çekun duke theksuar se për ushtarakët si Agim Çeku nuk ka moshë pensionimi. Sipas tij, ata janë gjithmonë në shërbim të lirisë dhe atdheut./Lajmi.net/