Sebasiten Haller lë kampin stërvitor, ekzaminimet mjekësore i identifikojnë tumor në testikuj

Përforcimi i ri i Borussia Dortmund ka marrë një lajm të rëndë.

Sport

18/07/2022 23:20

Ylli i Borussia Dortmund, Sebastien Haller ka lënë kampin stërvitor në Bad Ragaz, pasi ishte i sëmurë dhe ndjehej keq.

Pasi u kthye në kampin e Dortmund, lojtari ka bërë disa teste mjekësore dhe rezultatet ishin shumë të këqija.

Ekzaminimet mjekësore japin një tumor në testikuj, përcjell lajmi.net.

Lojtari tani do të vazhdojë kontrollet më të detajuara për të trajtuar problemin.

Klubi i Dortmund (dhe jo vetëm) i dëshiron lojtarit shërim të shpejtë. /Lajmi.net/