Seanca për vrasjen e Liridona Ademit, Murseli dhe dy të akuzuarit e tjerë dalin para Gjykatës
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Para Gjykatës, tani vetëm se janë sjellur tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, shkruan lajmi.net. Në seancën e 29 janarit, Murseli tha para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për…
Lajme
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Para Gjykatës, tani vetëm se janë sjellur tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, shkruan lajmi.net.
Në seancën e 29 janarit, Murseli tha para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë Liridonën.
Ai mohoi të ketë qenë i përfshirë në ngjarje.
Aktakuza e ngarkon Murselin se e ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh.
Sipas Prokurorisë, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke u premtuar atyre një shpërblim prej 30 mijë eurosh për ta kryer krimin.
Kokalla akuzohet se e kishte njoftuar Murselin me dorasin Plava.
Plava akuzohet se ka kryer vrasjen.
Vrasja e Liridona Ademajt shkaktoi zemërim publik, veçanërisht pasi bashkëshorti i saj mori pjesë në varrim.
Familja kërkoi zhvarrosjen e trupit të saj për ta varrosur në varrezat e familjes Ademaj. /Lajmi.net/



