Seanca për rastin Banjska- Prokurori: Kam parë skena të rënda të armatimit

Është duke vazhduar seanca gjyqësorë ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë. Me këtë rast, prokurori Naim Abazi ka vazhduar edhe prezantimin e provave të shumta dhe ët ndryshme të cilat kanë në lidhje me këtë rast. Abazi ka prezantuar edhe fotografi dhe video të ndryshme nga vendi i ngjarjes, por edhe nga parapërgatitjet…

Lajme

17/04/2025 10:58

Është duke vazhduar seanca gjyqësorë ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë.

Me këtë rast, prokurori Naim Abazi ka vazhduar edhe prezantimin e provave të shumta dhe ët ndryshme të cilat kanë në lidhje me këtë rast.

Abazi ka prezantuar edhe fotografi dhe video të ndryshme nga vendi i ngjarjes, por edhe nga parapërgatitjet e bëra nga grupi terrorist – të cilët shumë prej tyre vazhdojnë të jenë jashtë Kosovës.

Ndër të tjerash prokurori Abazi deklaroi se në këtë hetim ka vërejtur një nga skenat më të rënda të armatimit më të rëndë, e që nuk ngjasojnë aspak me një skenë normale.

“Kam parë armë automatike, snajperë, mina, granata dhe armatime të tjera, vetura, uniforma ushtarake e radio-lidhje të përdorura për sulmin”, deklaroi ai.

Përpos kësaj sot u prezantuan edhe pamje nga kamionë e automjete të ndryshëm të cilët monitoruan rrugët, para se të fillonte sulmi në Banjskë ku la të vdekur një zyrtar policor dhe plagosi tre të tjerë.

Sipas prokurorit Abazi, videot flasin qartë se si grupi ishte përkujdesur në detaje në lidhje me vendosjen dhe mënyrës se si do të operonin në këtë zonë.

Prokuroria Speciale  Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 të dyshuarve- në krye me organizatorin Milan Radojiciq, por në prezencë duke u gjykuar tashmë janë vetëm tre serbët e burgosur, Dushan Mkaismoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq./Lajmi.net/

Prezantohen fotografi e video nga planifikimi e realizimi i sulmit të Banjskës- prokurori Abazi jep detaje në seancë