Seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt shtyhet për 31 janar- Kjo ishte arsyeja

Seanca e gjykimit ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 janar, në ora 11:00. Kjo u bë e ditur sot gjatë zhvillimit të seancës fillestare në rastin e katër të akuzuarve për vrasjen e  Liridona Ademajt. Shtyrja e kësaj seance erdhi pas kërkesës së avokatëve të cilët kanë argumentuar mungesën…

Lajme

27/01/2025 11:48

Seanca e gjykimit ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 janar, në ora 11:00.

Kjo u bë e ditur sot gjatë zhvillimit të seancës fillestare në rastin e katër të akuzuarve për vrasjen e  Liridona Ademajt.

Shtyrja e kësaj seance erdhi pas kërkesës së avokatëve të cilët kanë argumentuar mungesën e disa shkresave të lëndës, të cilat sipas tyre janë të domosdoshme për përfundimin e procedurave gjyqësore në këtë rast, transmeton lajmi.net.

Ky rast ka ngjallur reagime të shumta dhe presione publike, duke e bërë procesin gjyqësor një nga më të ndjekurit në vend.

Shumë prej gazetarëve sot mbetën jashtë dyerve të sallës, duke marrë si arsyetim se s’ka vend brenda për të gjithë.

Të akuzuarit u sollën në gjykatë të prangosur tek këmbët dhe duart dhe me siguri të shtuar nga zyrtarët policorë./Lajmi.net/