Seanca e Kuvendit, deputetët s’i nënshtrohen skanerit të dytë (Foto)
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të arrijnë në seancë, edhe pse ardhja e tyre do të duhej të ishte para orës 10:00, kur ishte paralajmëruar nisja e seancës së sotme.
Lajme
16/06/2016 10:27
Deputetët e koalicionit qeverisës tashmë kanë mbërritur në shumicë në hollin e Kuvendit, ndërkohë në këto momente janë duke hyrë edhe deputetët e Vetëvendosjes.
Ajo që bie në sy në seancën e sotme është se janë hequr skanerët e kontrolleve të dyta para hyrjes për në sallën e seancave./ lajmi.net