Peci për konferencën e Kurtit me Feride Rushitin te Presidenca: Keqpërdorim flagrant
Njohësi i çështjeve politike, Lulzim Peci, ka reaguar në rrjetet sociale pas konferencës së Albin Kurtit me Feride Rushitin tek Presidenca. Përmes një postimi në Facebook, Peci e cilësoi këtë veprim si “keqpërdorim flagrant” të Zyrës së Presidentit për qëllime politike.“Keqpërdorimi flagrant i Zyrës së Presidentit të Kosovës nga Kryeministri i Kosovës dhe një kandidate…
Lajme
Njohësi i çështjeve politike, Lulzim Peci, ka reaguar në rrjetet sociale pas konferencës së Albin Kurtit me Feride Rushitin tek Presidenca.
Përmes një postimi në Facebook, Peci e cilësoi këtë veprim si “keqpërdorim flagrant” të Zyrës së Presidentit për qëllime politike.“Keqpërdorimi flagrant i Zyrës së Presidentit të Kosovës nga Kryeministri i Kosovës dhe një kandidate e VV për presidente të vendit, nuk do fare koment.
Mjafton vetëm të shikosh dhe i kupton të gjitha, prej mendësisë deri te mënyra e përpjekjeve për arritjen e qëllimeve politike. Pamje më kuptimplote moti nuk kemi pa,” ka shkruar Peci.