Seanca e fundit stërvitore para ndeshjes – skuadra e Buducnost zbret në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Buducnost Podgorica ka mbërritur në Prishtinë dhe po e kryen seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Llapit në kuadër të raundit të parë të Conference League.

Sport

13/07/2022 22:11

Ndeshja do të luhet nesër, më fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, transmeton lajmi.net.

Përballja e parë në mes të tyre përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të malazezëve, por skuadra nga Podujeva nuk e ka ndërmend që të dorëzohet, aq më pak kur ndeshjen e kthimit do ta luajë para tifozëve të saj në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të tifozë vendas me shumica, pasi tifo-grupi “Varvari” nuk do të udhëtojë për ta parë ndeshjen.

Më poshtë i gjeni disa foto të seancës stërvitore të skuadrës së Buducnost. /Lajmi.net/