“Se unë jam Kosova që nga plumbi s’vdes” – Mesazhi i fuqishëm i “Plisave” në takimin Shqipëri – Poloni
Para pak çastesh ka filluar ndeshja kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Polonisë. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net. Tifogrupi i Prishtinës “Plisat” kanë shpalosur një mesazh të fuqishëm në tribuna para ndeshjes. “Se unë jam Kosova që nga plumbi s’vdes, se Shqipëri m’dha zoti dhe Shqipëri do…

Sport
Para pak çastesh ka filluar ndeshja kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Polonisë.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.
Tifogrupi i Prishtinës “Plisat” kanë shpalosur një mesazh të fuqishëm në tribuna para ndeshjes.
“Se unë jam Kosova që nga plumbi s’vdes, se Shqipëri m’dha zoti dhe Shqipëri do t’mbes” – shkruhet në mesazhin e tifozëve bardhekaltër nga Prishtina.
Tribunat e stadiumit në kryeqytetin shqiptar janë të stërmbushura me tifozë.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë është në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Në grup me Shqipërinë dhe Poloninë janë edhe Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe./Lajmi.net/