Së shpejti mund të pini edhe verë të kaltër (Foto)

Të gjithë i njohin dhe i kanë shijuar verërat e bardha, kuqe apo rozë, por a e keni provuar ende verën e kaltër?

Fun

22/06/2016 14:07

Dihet se verës së kuqe i bashkëngjitet mishi i kuq, asaj të bardhës mishi i bardhë, madje dini edhe ushqime tjera që t’i bashkëngjitni me këto vera, transmeton lajmi.net.

Por, ushqimet që mund t’ia bashkëngjitni kur pini verën e kaltër, ende nuk dihen, madje nuk ekziston as ideja më e vogël.

Kjo verë është një fillim spanjoll. Një ekip hulumtues nga Spanja në bashkëpunim me Universitetin e Baskut, kanë sjellë në treg këtë verë e cila përbëhet nga rrushi i kuq dhe i bardhë, që kanë burimin nga vreshta të ndryshme anembanë Spanjës.

Ngjyra kaltër, vjen nga një kombinim i ‘anthocyanin’ që është një pigment që gjendet në lëkurën e rrushit.

Vera do të jetë në dispozicion në tërë Evropën, dhe shishja do të kushtojnë 8 funta. /lajmi.net

blue-wine-gik-16

blue-wine-gik-34

blue-wine-gik-10

blue-wine-gik-21