Së shpejti do të krijohen parqe nëntokësore

Një projekt i ri teknologjik nga një kompani amerikane pretendon të krijojë parqe nëntokësore përmes teknologjisë diellore.

Auto & Tek

01/12/2014 16:29

Nuk është e lehtë që qytetet të cilat janë në rritje të vazhdueshme të mbahen me gjelbërim, kur ka kërkesa të larta për hapësira ndërtimore. Por, askush nuk dëshiron të jetojë në një xhungël konkrete, që është arsyeja pse një kompani në SHBA ka propozuar një zgjidhje mjaft të pazakontë: parqe nëntokësore.

Një stacion hekurudhor i braktisur është kthyer në një park urban. Lowline shpreson se do të përdorë teknologjinë diellore për të transformuar një hekurudhë në një hapësirë publike, transmeton Lajmi.net.

Ish-terminali hekurudhor që u braktis më 1948, është i vendosur në Manhattan, në një zonë ku konsiderohet si “një nga zonat më pak të gjelbëruara të Nju Jorkut”, sipas faqes së internetit të Lowline.

Pavarësisht transformimit, vendi ka ruajtur disa karakteristika interesante, të tilla si kalldrëm të vjetër dhe gjurmë hekurudhore, disa prej të cilave Lowline planifikon që t’i mbajë si një mënyrë për të treguar historinë e tij.

Ideja e Lowline është që jo vetëm të krijojë më shumë hapësirë të gjelbër, por të demonstrojë se si teknologjia diellore mund të përdoret për të transformuar qytete ku nuk ka gjelbërim në qytete me gjelbërim, transmeton Lajmi.net.

Krahas ofrimit banorëve një sipërfaqe të këndshme për tu çlodhur dhe për të ikur nga dendësitë e qyteteve, parku do të organizonte edhe një shumëllojshmëri ngjarjesh kulturore, ekspozita arti dhe aktivitete rinore.

Për të ndriçuar zonën nëntokësore dhe për t’i ushqyer bimët dhe pemët, nivelet reflektuese të rrugëve do të përdoren për të mbledhur rreze të diellit dhe t’i drejtojnë ato në nëntokë përmes kabllove fibër-optike.

Drita atëherë do të shpërndahej në park përmes enëve reflektuese. Kolektorët diellor do të pozicionoheshin në zonat që marrin shumë rreze të diellit dhe do të siguronte një sasi maksimale të dritës. Kur rrezet e diellit do të jenë të pamjaftueshme në dispozicion, energjia elektrike do të përdoret për të ndriçuar parkun, transmeton Lajmi.net.

Ky projekt do të kushtojë rreth $60 milion, që do të vijë kryesisht nga investitorë privatë edhe pse qeveria ka rënë dakord për të paguar disa nga shuma. Deri më tani, mbi 1 milion dollarë janë shpenzuat vetëm për kërkime.

Ndërtimi pritet të fillojë në pesë vitet e ardhshme, por Lowline së pari duhet të kapërcejë disa pengesa teknike, për të gjetur një mënyrë për të kanalizuar rrezet e mbledhura të diellit nëntokë.