“S’e kam ditë kush është, protestuesit e shprehen atë revoltën” – Çlirim Haziri rrëfen se si kishte ndodhur momenti me deputetin e VV-së që u bartë mbi rrethojat te Kuvendi

Çlirim Haziri, organizatori i protestës disa ditore kundër vendimit të Gjykatës Speciale ka rrëfyer për momentet e ndryshme gjatë protestës disa ditore. Ai ka thënë se ka disa momente për të cilat i vjen keq që kanë ndodhur. Teksa flet për këto, ai pas pyetjes së drejtuesit të emisionit FRONTAL, sqaron edhe rastin me deputetin…

Lajme

08/10/2026 18:10

Çlirim Haziri, organizatori i protestës disa ditore kundër vendimit të Gjykatës Speciale ka rrëfyer për momentet e ndryshme gjatë protestës disa ditore.

Ai ka thënë se ka disa momente për të cilat i vjen keq që kanë ndodhur.

Teksa flet për këto, ai pas pyetjes së drejtuesit të emisionit FRONTAL, sqaron edhe rastin me deputetin e LVV’së, Fahrush Rexhepi, i cili pasi ka tentuar të largohet nga ndërtesa e Kuvendit, është kapur nga disa protestues dhe është kthyer prapa, duke e bartur mbi rrethoja.

Haziri ka thënë se fillimisht nuk e ka njohur se kush është dhe se e ka marrë vesh që është deputet nga protestuesit afër.

“Më kanë thënë deputet i VV’së. S’e kam ditë kush është. Ai tentoi me ecë. Ishte një moment kur protestuesit e kapën. Ata e shprehen atë revoltën”, ka thënë Haziri për T7.

Megjithatë ai thotë se moment më i keq se ky, janë momentet kur policia ka sulmuar protestuesit me sprej e gaz lotësjellës.