Gjendet pa shenja jete Hafiz Mehmeti, ishte raportuar i zhdukur në Prishtinë

Është gjetur pa shenja jete 65 vjeçari nga Prishtina, Hafiz Mehmeti. Ai po kërkohej nga Policia e Kosovës dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim. “Ju njoftojmë me dhimbje se Hafiz Mehmeti është gjetur pa shenja jete nga Policia e Kosovës. Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe të afërmit e tij. Faleminderit të gjithëve për ndihmën,…

Lajme

08/10/2026 16:40

Është gjetur pa shenja jete 65 vjeçari nga Prishtina, Hafiz Mehmeti.

Ai po kërkohej nga Policia e Kosovës dhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

“Ju njoftojmë me dhimbje se Hafiz Mehmeti është gjetur pa shenja jete nga Policia e Kosovës. Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe të afërmit e tij. Faleminderit të gjithëve për ndihmën, angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë kërkimit”, ka njoftuar ShKKSh.

Sot nga kjo Shoqatë kanë kërkuar ndihmë për ta gjetur atë.

Ata kanë njoftuar se viktima është i linduar më 23 mars 1951 në Prishtinë dhe është larguar nga shtëpia më 6 tetor 202 me veturën e tij Mercedes Benz, ngjyrë hiri.

Postimi i plotë: