“S’di pse po bëhesh nervoz” – Ismaili e “dërrmon” me fakte Ramën për çështjen e qenve endacak dhe problemin me mbeturinat

Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili e ka “dërrmuar” me fakte kandidatin e LDK-së, Përparim Rama sa i përket çështjes së qenve endacak dhe problemit me mbeturinat. Ismaili me fakte dhe argumente të forta ia paraqiti mos punën Ramës në këto çështje tejet të rëndësishme për qytetarët e kryeqytetit, transmeton lajmi.net. Ndiqeni një pjesë të debatit…

Lajme

09/10/2025 23:07

Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili e ka “dërrmuar” me fakte kandidatin e LDK-së, Përparim Rama sa i përket çështjes së qenve endacak dhe problemit me mbeturinat.

Ismaili me fakte dhe argumente të forta ia paraqiti mos punën Ramës në këto çështje tejet të rëndësishme për qytetarët e kryeqytetit, transmeton lajmi.net.

Ndiqeni një pjesë të debatit në Debat Plus:

Uran Ismaili: Problemi me qentë endacak është problem shumë i madhe. Sipas statistikës së vitit të kaluar, kanë qenë 4.7 kafshime në javë nga qentë endacak. E kanë krijuar një pasiguri të madhe në rrugët e Prishtinës. Po mundohna me pranu, që është mundu me u bo diçka në këtë drejtim por zgjidhja nuk është bërë. Nuk jam këtu për të thënë që bash asgjë nuk është bërë. Duhet të ketë një strehimore për ta, të sterilizohen, që në momentin kur sterilizohen të mos ndodh ajo që po ndodh sot.

Përparim Rama: Kemi strehimore, edhe sterilizohen edhe vaksinohen.

Uran Ismaili: E di, e di, po nuk është e mjaftueshme, po të ishte e mjaftueshme nuk do të kishim qen endacak.

Mbeturinat janë bërë problem, pa pasur nevojë të bëhen problem.  Shumica e punëtorëve që kanë dal në protestë, kanë protestuar për bukën e gojës së vet.

Përparim Rama: Ti bashkë me Petrit Reçicën e keni sjell në këtë gjendje. I keni shantazhu njerëzit, ju keni thanë nëse nuk dilni me protestu, nuk ju paguajm.

Ismaili: S’di pse po bohesh nervoz? Ky është një mashtrim i jashtëzakonshëm. Këtu i kam të gjitha proces verbalet e mbledhjeve të asambles. Asnjëherë nuk ka dashur z.Rama të merret me këtë problem. Nuk ka pas vullnet me u marr me këtë punë.

Kane vendos me i dhanë para operatoreve ekonomik qe me u pasuru ata – gabim gabim./lajmi.net/