Scolari rruhet në konferencë për shtyp

Luiz Felipe Scolari gjatë karrierës së deritashme si trajner është ballafaquar me ‘brisqe’ të ndryshme të pronarëve përfshirë Roman Abramovich, por asnjë më publik se ky. Ish menaxheri i Chelseas, tani selektor i skuadrës nga vendlindja e tij Brazili, vendosi të bëjë rrojë gjatë një konference për shtyp. Sigurisht, në emër të marketingut. 65-vjeçari është…

Sport

27/11/2013 17:40

Luiz Felipe Scolari gjatë karrierës së deritashme si trajner është ballafaquar me ‘brisqe’ të ndryshme të pronarëve përfshirë Roman Abramovich, por asnjë më publik se ky.

Ish menaxheri i Chelseas, tani selektor i skuadrës nga vendlindja e tij Brazili, vendosi të bëjë rrojë gjatë një konference për shtyp. Sigurisht, në emër të marketingut.

65-vjeçari është prezantuar si ambasador i Gillette (më e mira që mund ta gjejë një njeri, nëse iu referohemi reklamës) dhe bëri rrojë në praninë e medieve në Morumbi Stadium në Sao Paulo të Brazilit, një prej arenave që do të shfrytëzohet gjatë Lojërave Olimpike të Rio de Janeiros më 2016.

Scolari është nën presion ta rikthejë trofeun e Botërorit në Brazil vitin e ardhshëm.