Scolari: Në Botëror i kemi 12 lojtarë
Felipe Scolari llogarit në mbështetje të tifozëve në Botërorin 2014. Përzgjedhësi i Seleçaos thotë se ekipi i tij do t’i ketë 12 lojtarë në kompeticionin që do të mbahet në Brazil.

Sport
Në një intervistë për Globo, përzgjedhësi i Brazilit, Felipe Scolari ka folur për Botërorin 2014, që do të mbahet në vendin e tij.
Sipas trajnerit brazilian, përkrahja që do ta marrin futbollistët e ‘Seleçaos’ do të jetë sikur ata të jenë 12 futbollistë në fushë.
“Më mungojnë dy lojtarë, duhet t’i zgjedh në mes të të rinjve dhe atyre me eksperiencë ndërkombëtare”, deklaroi fillimisht Scolari.
“Kjo është Kupa e jonë, i kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë. Të luash në shtëpi është si ta kesh një lojtar më shumë në fushë”, përfundoi ai.